L’equipe: Dy ekipe të njohuna e duen Lenjanin

Shqiptari që luen për ekipin francez të Rennes, 26-vjeçari Ermir Lenjani kërkohet nga dy ekipe, shkruen sot francezja L’equipe.

Autori i nji Europiani të mirë, Ermir Lenjani, i cili ka nji kontratë deri në vitin 2007 me Rennes, ka tërheqë interesin e Werder Bremen dhe AEK të Athinës, raporton L’equipe.

Sezonin e kaluem, shqiptari ishte i huazuem te Nantes, që nuk ka ba nji ofertë për blemjen e tij.