L’Equipe: Finalja e Euro 2016 përveç kampionit, përcakton edhe diçka tjetër!

Finalja e madhe e Parisit ka me vendosë jo veç kampionin e Europës, por edhe lojtarin që ka me fitue edhe “Topin e Artë”.

Ky asht hamendësimi i prestigjiozes franceze L’Equipe, e cila në faqen e saj të parë ka vendosë Ronaldon përballë Griezmann-it, tuee shtrue pyetjen se cili mes tyne meriton me u shpallë dhe futbollisti ma i mirë i vitit në botë.

Gazetarët francezë kanë nënvizue dhe atë se çfarë kanë ba dhe arritë këta lojtarë gjatë këtij sezoni, por sërish në fund ka me qenë finalja e së Dielles, ajo ka me thanë fjalën e fundit për “Topin e Artë”.

L’Equipe mendon se 25-vjeçari francez ka qenë vendimtar për suksesin e Atleticos sezonin e fundit.

I transformuem si futbollist nga trajneri Simeone, ai shënoi 22 golla, tue mos harrue këtu dhe super paraqitjet e tij në Champions ndaj Barcelonës dhe Bayern Munchen.

Përsa i përket kombëtares, ai u çue në momentin e duhun dhe ka shënue 6 golla, tue ju afrue rekordit të Platinit me 9 golla në nji Europian.