L’equipe kallxon se qysh mundet me u mposhtë Shqipnia

E përditshmja ma e madhe sportive në Francë i ka kushtue plot 16 faqe ndeshjes së sotme Francë-Shqipni (ora 21).

Ajo ka ba edhe nji bilanc të pikave të dobta të djemve të De Biasit tue u nisë nga paraqitja e tyne në përballjen me Zvicren. Ajo ka zbulue tre pika ku kombëtarja kuqezi mundet me u thye.

1. Loja me krye

Zvicra ka ba diferencën falë gollit me krye të Schar, i cili përfitoi nga nji gjuejtje nga kandi, si nga rrëshqitja e kundërshtarit të tij direkt, po ashtu edhe nga dalja e gabueme e Berishës, i cili asht fantastik në vijën e tij të gollit, por ka problem me lojën në ajër.

2. Me lëvizë nga vendi Kukelin

Mesfushori roje para mbrojtjes Kukeli asht shumë i aftë me spastrue zonën mbas kurrizit të mesfushorëve. Por, lojtari i FC Zurich shpesh harron dhe ndjek kundërshtarin direkt që ka në atë zonë. Franca duhet me pasë parasysh që me i lanë nji lojtar provokues për me lëvizë atë nga vendi.

3. T’i bajmë me vrapue

Shqipnia luejti për gati nji orë me dhetë lojtarë kundër Zvicres. Tue ditë se ata kanë pasë nji ditë ma pak pushim se sa Franca, ata kanë me qenë ma të lodhun. Prandaj, Franca duhet me qarkullue shumë topin me shpresë që ka me i lodhë shqiptarët.