L’equipe, shkrim interesant për Ballistin

Gazeta ma e madhe e sportit në Francë, ‘L’equipe’ ka shkrue nji artikull për Ismail Morinën, ‘Ballistin’, i cili ‘tronditi’ Serbinë kur më 14 Tetor lëshoi njo dron midis Serbisë.

Ata kanë krahasue ‘Ballistin’ me lojtarin e 12’të të Shqipnisë, tue shkrue se qysh veprimi që ka ba ai, ndikoi në kualifikimin e Kombëtares së Shqipnisë.

Shkrimi i L’equipe:

Njeriu që ka lëshue flamurin e Shqipnisë së Madhe gjatë ndeshjes në Serbi, Ismajl Morina në mënyrë indirekte ka sigurue kualifikim e vendit të tij për në Euro 2016. Na kemi gjetë fshatin, ku ai ndodhet në arrest shtëpiak.

Historia e tij fillon si romanet e John Le Carre. Edhe pse në nji takim natën vonë në nji hotel të Tiranës, vetëm pak hapa nga sheshi Skenderbej, kontakti jonë kallxon që Ismajl Morina, ai që lëshoi dronin në mes të Serbisë nuk ka me ardhë.

As të nesërmen në mëngjes, nuk shihet pranë vendit ku kishte jetue me gruen e tij në Itali, kjo mbasi që ai asht kërcënue me jetë dhe nji biznismen serb që jeton në Chicago kishte premtue 1 milion dollarë për vdekjen e tij.