Letra prekëse e Berlusconit drejtue tifozëve të Milanit

Presidenti Silvio Berlusconi i ka dhanë lamtumirën Milanit mbas 3 dekadave në drejtim, të mbushuna ma suksese të shumta, por edhe dështime sidomos në dekadën e fundit.

“Para 30 vitesh e bleva Milanin për dashni. Sot, e shes për nji tjetër akt dashnie, ende ma të madhe. Ja besoj ekipin nji grupi që ka burimet e nevojshme financiare dhe vullnetin për me investue dhe për me rikthye Milanin e madh, të fuqishëm aq sa për të garue me ekipet ma të mëdha ndërkombëtare.

Nga këto 30 vite kanë me më mbetë në zemër kujtime të jashtëzakonshme, pa asnji të krahasueshëm apo të njajtë. Kam pasë privilegjin që me drejtue ekipin që dashunoj, deri sa arrita ta baj ekipin ma të trofeshëm në botë.

Pasioni i miliona personave për ngjyrat kuqezi ishte përcaktues për me ba special këtë ekip, i ndryshëm nga të gjitha të tjerat, ma të fortë nga të gjitha ekipet, ma të fortë se zilia, ma të fortë se padrejtësitë, ma të fortë se tersi. Me tifozët ka me qenë në shkallët e stadiumit tue festue, e ndoshta edhe tue vuejtë.

Por, jam i sigurt se shumë shpejt kemi me i festue sukseset e mëdha të ardhshme, me të cilat Milani ka me ditë me nderue traditën e madhe.

Nji përqafim të madh dhe kuqezi, secilit prej jush” shkruen Berlusconi në letrën që zyrtarizon shitjen e Milanit.