Letra prekëse e Juanfran drejtue tifozëve të Atletico Madrid

Ndonëse penalltia e tij i dëshproi së tepërmi tifozët e Atletico Madrid, futbollisti i këtij ekipi, Juanfran ka falënderue tifozët e ekipit për përkrahjen që i kanë dhanë mbas humbjes në finalen e Champions League.

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle tha se, lotët e tifozëve të Atletico’s e bajnë ate që me u ngushëllue deri në nji masë.

“Hello Atleticos, kam pyetë klubin me u adresue përmes kësaj letre që me ju kallxue gjithçka që po ndjej. Nuk ka me i harrue kurrë ftyrat tueja kur ju kërkova falje. Me i pa lotët e mi të reflektuem në mijëra ftyra të “Rojiblancos” në fund më ndihmuen që me kalue mërzinë e thellë që kisha në ato momente. Due me i falënderue kolegët, trajnerët dhe tanë që vijnë nga kjo familje e madhe”, ka shkrue 31-vjeçari në nji letër të hapun për tifozët, të publikuem në website’n e ekipit.

Ai madje u premtoi atyne se shumë shpejt kanë me pa Atletico’n tue fitue Champions League.

“Dy vjet ma parë kam thanë se kemi me u rikthye në finale. Tash ju them që Gabi, kapiteni jonë, shpejtë a vonë ka me ngritë trofeun e Champions League dhe kemi me festue së bashku në Neputono. Ju due shumë”, ka shkrue ma tej ai.