Letra prekëse e Mavrajt dhe nji video rrënqethëse

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqipnisë, Mërgim Mavraj ka shkrue nji mesazh prekës për tanë tifozët shqiptarë. Në nji status në rrjetin social Facebook, ai shkruen disa nga arsyet pse Shqipnia duhet me vazhdue ma tej në këtë Europian.

Statusi i plotë i Mavrajt:

Fituam shumë!! Dhamë shpirtin në tre ndeshje të paharrueshme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi Krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.
Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakonshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës.

Ju falënderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurt që rrugëtimi nëpër kompeticionet Europiane sapo ka nisur… Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!!!

Ndërkohë, nji video mjaft goditëse që po qarkullon në internet, krahason arritjet e kombëtares dhe civilizimin e qytetarëve, me krimet dhe bamat e politikës këto 25 vjetë, sikurse mundeni me pa ma poshtë.