Lewandowski pothuejse lojtar i Real Madrid

Robert Lewandowski mundet me qenë në radhët e Realit Madrid’it sezonin e ardhshëm. Agjenti i sulmuesit polak ka konfirmue tashma se ka nisë bisedimet me drejtuesit e ekipit të Real Madrid’it dhe se Bayern Munchen asht në dijeni në lidhje me këtë çashtje.

“Kemi folë me drejtuesit e Real’it dhe te Bayern e dinë këtë. Real Madrid asht nji ekip i madh e prestigjioz”, ishte deklarata e agjentit të Lewandowski’t.

Ndërkaq, edhe vetë sulmuesi polak, autor i 30 gollave në këtë sezon në Bundesliga, ka shprehë dëshirën e tij për me ndryshue ambient: “Prej 6 vitesh aktivizohem në Bundesliga dhe këtu kam fitue gjithçka. Ndonjihere asht e nevojshme me u mendue per me provue nji eksperiencë të re”.