Lexone rrëfimin interesant të Pirlos për karrierën e tij

Andrea Pirlo rrëfen pengjet e jetës së tij. 20 vjet karrierë gjithmonë si protagonist absolut mes Inter, Milan, Juventus dhe Kombëtares Italiane.

Mesfushori rrefen nji prapaskene interesante tue zbulue se ai ka pasë mundësi me luejt për Real Madrid, por nji gja e tillë nuk ndodhi kurrë. Andre Pirlo kallxon dhe arsyet se pse nji transferim i tillë nuk u realizue kurrë.

“Në 2010 unë kam mujt me u tranferue në radhët e Real Madridit, ishin të shumta telefonatat që kam marrë cdo ditë për me m’bindë që unë, me pranue ofertën. Nji gja e tillë nuk ndodhi, mbasi unë kisha nji kontratë më Milanin dhe nuk mujta me ba asgja për me u largue. Pamvarësisht kësaj nuk muj me thanë se ndjej keqardhje, mbasi me Milanin fitova gjithcka. Gjithashtu, jam i lumtun mbasi kam luejt për tre nga ekipet ma të mëdha që ka Italia.”

Ma tej, 37-vjecari i cili momentalisht luen në kampionatin amerikan, Mayor League Soccer, për ekipin e New York City foli dhe për t’ardhmen e tij mbasi të largohet nga futbolli.

“Mbas 20 vjetëve karrierë në nivele maksimale, vjen nji moment që ke nevoj me luejt nji futboll diqysh ma të qetë dhe ma pak stresues. Këtë gjë ja kisha ba të qartë vetes”, rrëfen nji nga mesfushorët ma të mirë në botë.

Pirlo ka dy Champions League të fitueme me Milanin dhe kampion bote me kombëtaren e Italisë.