Lexoni ndryshimet në detaje të Champions League

Champions League ka me ndryshue rrajsisht. Keshtu u ba e ditun sot nga krenat e futbollit europian UEFA, te cilet zyrtarizuen ndryshimin e formatit te gares ma presigjioze europiane te futbollit.

Keto ndryshime kane me nis me u aplikue nga viti 2018, transmeton Rrokum.TV.

Aktualisht ne renditjen e top 4 ligave ne Europe jane Spanja, Gjermania, Anglia dhe Italia, cka don me thane se 4 ekipet e para nga keto 4 liga kualifikohen automatikisht per ne fazen e grupeve te Champions League.

Amendamentet e miratueme sot nga Komiteti Egzekutiv i UEFA perfshijne disa keto ndryshime:

Fituesit e UEFA Europa League automatikisht kualifikohen për në fazën e grupeve të UEFA Champions League 

Katër ekipet nga katër ligat që renditen ma nalt kualifikohen automatikisht për në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Një sistem i ri ka me u aplikue për koeficientët e ekipeve.
Suksesi historik ka me u njoftë në llogaritjen e koeficientit (pikë për titujt e maparshëm europianë).
Shpërndamja financiare për ekipet ka me u rritë në mënyrë të konsiderueshme për të dy garat (Champions League dhe Europa League). /Rrokum.TV