Liderat e botës, qe kend e kanë ekipin e zemrës!

Politikanët e famshëm përveç angazhimeve politike kanë kohë edhe për futbollin.
Shumë nga ta kanë skuadrat e tyne të zemrës të cilat i përcjellin në kohën e lirë.

Kështu Hashim Thaçi asht tifoz i Barcelonës, anipse ka simpati edhe për Real Madridin.

Barack Obama asht tifoz i skuadrës angleze, West Ham.

Kjo mbasi që Obama ka jetu disa vite në lindje të Londrës aty ku i ka lind simpatija për këtë skuadër.

Angela Merkel asht fance e futbollit, ndërsa skuadra e parë e zemrës ishte Energia Cottbus.

Mbas rënies në kategoritë e ulta të futbollit, Merkel asht tash fance e Borusia Dortmundit.

David Cameroon i Britanisë asht tifoz i Aston Villës, skuadër kjo që po bjen këtë edicion nga Premierliga.

Vladimir Putin asht tifoz i Zenitit, ndërsa Mateo Renci i Italisë asht tifoz i Fiorentinës.
Francois Hollande i Francës asht tifoz i Monacos, ndërsa presidentja kroate, Kitarovic asht fance e Dinamo Zagrebit.

Në Serbi, kryeministri dhe presidenti janë kundërshtarë në futboll mbasi që Nikolic asht tifoz i Partizanit, ndërsa Vucic i Zvezdës.