Liga Ballkanike simbas UEFA: A kanë me marrë pjesë Kosova e Shqipnia?

Mediat serbe kanë publikue nji lajm se Uefa po mendon që me organizue për ekipet e Ballkanit nji format të ngjashëm me Ligën e Kampioneve.

Në këtë garë kanë me marrë pjesë ekipe nga tana vendet e Ballkanit, por në hartën e publikueme nga gazeta serbe Blic mungon Shqipnia dhe Kosova.

Në total, simbas gazetës serbe po mendohet që me marrë pjesë 12 ekipe nga Kroacia, Serbia, Mal i zi dhe Bosnja.

Serbia dhe Kroacia kanë me pasë numrin ma të madh të pjesëmarrësve, tre ose katër.

Bosnja pritet me u përfaqësue me dy ekipe, ndërsa Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia me nga nji.

uefa-balcan