Liga e Kombeve: Qe rivalët e Kosovës dhe Shqipnisë

Liga e Kombeve të Europës që ka me nisë në Shtator 2018 dhe që në fund të saj 4 ekipe europiane shkojnë direkt në finalet e Euro 2020 pa pase nevojë mandej me ba eliminatore ka fillue me marrë formë dhe Shqipnia ka mësue pothuej zyrtarisht se në cilin divizion të Europës ka me qenë dhe çfarë kundërshtarë ka me pasë.

Europa ka me u nda në 4 zona simbas forcës dhe Shqipnia për momentin gjendet në zonën e tretë.

Nji llogaritje e vazove në zonën e tretë thotë që Shqipnia ka me i pasë kundërshtarë të mundshëm nji prej Rumanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Sllovenisë, ndërkohë që në letër ekipe ma të dobta kane me qene Izraeli, Norvegjia, Bullgaria, Lituania ose Estonia.

Lajme të mira ndërkohë vijnë nga Kosova. Kombëtarja e Kosoves gjendet në zonën e katërt të Europës dhe kundërshtarët ma të fortë janë Bjellorusia, Azerbaxhani, Armenia dhe Gjeorgjia. Të tjerët, Kazakistan, Lihteshtejn, Andorë apo San Marino. Kosova pamvarësisht rezultateve negative, ka nji bindje se e ka potencialin që në Ligën e Kombeve me qenë konkurrues dhe në grupin e këtyne ekipeve me tentue deri në fundt me dalë në vend të parë./supersport