Lionel Messi në shenjestër të klubit të madh anglez!

Drejtuesit e Manchester Unitedit po bajnë përpjekje për transferimin e Lionel Messit.

Simbas tabloidit britanik, Daily Mail, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë kontaktu Barcelonën, dy herë në tri javët e fundit, në lidhje me transferimin e Lionel Messit.

Gjiganti nga Premierliga po planifikon me sjellë n’Old Trafford yllin argjentinas në verën e vitit 2017.

Simbas Daily Mail, nji i afërm i Messit nuk e ka përjashtu mundësinë e largimit të argjentinasit nga Barcelona, mbas akuzave të fundit për evazion fiskal.
Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.

Nëse transferohet në United, ai ka me thye rekordin e Gareth Bales, i cili ishte transferue nga Tottenham në Real për afro 110 milion euro.

 

messiiiiiiiii