Lippi apo Pellegrini? Berlusconi i don të dyte!

Corriere Dello Sport palajmëron në titullin kryesor se trajneri i ardhshëm i Milan, ka me qene Marcelo Lippi, i cili pritet me pasue në këtë detyrë Christian Brochin, që me barazimin me Carpin dhe humbjen me Veronën, e ka paralajmerue largimin nga kuqezijtë. Por, orët e fundit ka dalë në skenë edhe emni i Manuel Pellegrinit, trajnerit aktual të Manchester City, që do të lirohet nga çdo detyrim i kontraktuem me Cityzens në fund të sezonit, edhe nëse kiliani ka me arritë me ba mrekulli tue fitue Champions.

Në fakt, për mundësinë e afrimit të Marcelo Lippit asht fole ka disa muej, bile fillimisht në postin e drejtorit teknik, por Berlusconi po kqyrë mundësinë për me arritë nji marrëveshje me Manuel Pellegrinin, të cilin e kërkonte edhe në kohën kur drejtonte Malagan.

Ekipet që ka drejtue 63-vjeçari gjithmonë kanë zhvillue nji futboll të bukur dhe mjaft të organizuem, ndaj “Cavalieri” kishte me ja besue pa u mendue gjatë postin e trajnerit.

Kiliani ka moshën dhe eksperiencën e duhun për me pas sukses edhe në Serinë A.

Nuk përjashtohet mundësia që Berlusconi ka me i bindë të dyte, sigurisht me detyra të ndryshme, njani trajner dhe tjetri drejtor teknik.