Lista e Gjermanisë për Euro 2016, mungon ylli gjerman!

Kampionati Europian ka humbë nji tjetër yll, teksa Marco Reus nuk ka me qenë pjesë e kombëtares Gjermane.

Trajneri i kampionëve të botës, Joachim Loë ka zyrtarizue listën e 23 futbollistëve që kanë me përfaqësue Gjermaninë në Francë, aty ku nisen si favorit për me triumfue.

Përsa i përket zgjedhjeve në goll trajneri i kampionëve të botës nuk ka befasue, tuee konfirmue Manuel Neuer si zgjedhje të parë dhe Bernd Leno e Marc-Andre ter Stegen si alternativa.

Mbrojtësit janë: Boateng, Can, Hector, Howedes, Hummels, Mustafi dhe Rudiger.

Në mesfushë: Kimmich, Weigl dhe Sane i bashkohen Draxler, Gotze, Khedira, Kroos, Ozil dhe kapiteni Schëeinstegier.

Sulmi i besohet veteranëve: Gomez, Podolski si dhe Muller e Schurrle.