Lista e Kosovës publikohet me 2 Tetor, këto janë risitë

Mbetet për m’u pa se çka ka me rezervue trajneri Albert Bunjaki mesditën e 2 Tetorit, por ndërkohë kanë nisë të qarkullojnë edhe emna të ri për grumbullimin e Kosovës në eliminatoret e botnorit 2018.

Përfaqësuesja e futbollit që ka ba hapa domethanës që në premierën e kualifikueseve me barazimin në Finlandë, ka me pasë nji test ende ma të vështirë në Shkodër ndaj Kroacisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka njoftue se këtë të Diell ka me publikue listën e lojtarëve të ftuem për ndeshjen kundër Kroacisë.

Sfidë, e cila luhett në 6 Tetor në “Loro Boriçi”. Trajneri i Kosovës nuk premtoi befasi, por forma e mirë e disa talenteve po e bajnë të ndryshojë mendje.

Arbër Zeneli, 21 vjeç, që paraqitet me Herenvenin në kampionatin holandez ka impresionue me inkursionet në krahë dhe me shumë gjasa ka me pasë vend në listë.

Gjithashtu ka me qenë edhe portieri Adis Nurkovic, i lindun në Bosnje Hercegovinë.