Lista e Shqipnisë, De Biasi befason tue i lanë jasht dy lojtarë të njohun

Trajneri i Kombëtares së Shqipnisë, Gianni de Biasi ka me ba të tjera ndryshime në listën e lojtarëve të ftuem për ndeshjen kualifikuese ndaj Izraelit.

Ai pritet me rikthye në ekip Shkëlzen Gashin, ndërsa ka me ftue edhe lojtarin e Lokomotivës së Zagrebit, Endri Çekiçi.

Por, nga ana tjetër jashtë ekipit mbeten sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mesfushori Ergys Kaçe, shkruen Sport Express.

Lista e mundshme:

Portierët: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha.

Mbrojtësit: Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Frederik Veseli.

Mesfushorët: Andi Lila, Armir Abrashi, Taulant Xhaka, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Odise Roshi, Ermir.Lenjani, Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka, Eros Grezda,Endri Çekiçi, Migjen Basha.

Sulmuesit: Bekim Balaj, Azdren Llullaku, Rei Manaj.