Lista përfundimtare e Shqipnisë, qe lojtarët që rrezikojnë mos me shkue në Euro 2016

Enigma për futbollistët që kanë me braktisë kombëtaren e Shqipnisë para nisjes për në Francë vazhdon dhe kjo për faktin se, stafi dhe trajneri kanë qëndrue të heshtun deri në fund dhe për ma tepër, krijuen pak fantazi në miqësoren me Katarin.

Tue i hedhë nji sy listës paraprake prej 27 lojtarëve, bie në sy nji dyndje në mesfushë dhe sulm.

I vetmi lojtar që nuk u përfshi në eliminatore asht Rashica, por 19-vjeçari ka ba nji super-sezon te Vitesse, edhe pse koha e shkurtë me kuqezijtë mundet me qenë disfavorin e tij.

Mesfusha asht nji nga armët kryesore në filozofinë e italianit De Biasi dhe kuptohet numri i madh i lojtarëve në këtë repart, por me nji lexim, Shala ka ma pak shanse.

Në dyshim janë edhe këta: Veseli pritet të qenë goditja e parë, por bashkë me te në dyshim janë edhe emnat e Rrahmanit e Gjimshitit.