Liverpool e Dortmund kërkojnë kualifikimin në gjysëfinale

Europa League ka me i përcaktue t’Ejten në mbramje katër skuadrat gjysëfinaliste të këtij kompeticioni, të cilat kanë me tentue deri në fund për me fitue këtë trofe të randësishëm të futbollit elitar europian. Sfida që tërheq ma shumë vëmendjen në cerekfinalet e kthimit për shkak të emnit që përfaqësojnë ekipet por edhe rezultatit që prodhoi përballja e parë asht padyshim Liverpool – Borussia e Dortmundit. Rezultati 1-1 në Signal Iduna Park sigurisht që në pamje të parë favorizon “The Reds”, por verdhezinjtë e Thomas Thuchel kanë me zbrit në terrenin e “Anfield Road” t’bindun për me fitue këtë superpërballje ndaj nji kundërshtari që si armën ma të fortë ka pikënisht ish-trajnerin e Dortmundit, Jurgen Klopp. “You’ll never Walk alone” ka me e ndezë atmosferën në “Anfield” ende pa vërshëllye gjyqtari për nisjen e lojës, cka garanton nji tjetër mbramje spektakolare për të apasionuemit e futbollit të bukur.