Liverpool eliminon United

Liverpool ka barazu 1:1 në Old Traford përballë Manchester United, tue u kualifikue për në 1/16 e finaleve të Europa League.

Ekipi i Liverpool kualifikohet sepse e kishte fitue ndeshjen e parë me rezultatin 2:0.

United e nisi ndeshjen fuqishëm. Martial shenoi fillimisht për United, me anë të penalltise.

Ndërsa ‘të kuqtë’ barazuen në fund të pjesës së parë me anë të Coutinho.

Gjithashtu u kualifikuen edhe Shaktari që eleminoi Anderlecht, Braga që eleminoi Fenerbahcen, Sevilla që eleminoi Baselin dhe Dortmund që eleminoi Totenhamin.