Liverpool në duer t’arabëve

Premier League po përgaditet të presë nji tjetër sheik. Këtë radhë bahet fjalë për Liverpoolin që asht ba shënjestër e nji prej anëtarëve të familjes Mansur nga Abu Dhabi.

Lajmi bahet i ditun nga tabloidi britanik Daily Star, simbas të cilit, ky investitor asht gati me dhanë ma shumë se 700 milionë Paundë për me mbyll përfundimisht çashtjen e blemjes së The Reds. Gjithnji simbas Daily Star, ky sheik nji muej ma parë nisi bisedimet për këtë transaksion tue ba edhe propozimin e tij.

Për momentin identiteti i këtij investitori nuk bahet publik, por flitet se ai asht Sheiku Kalifa, presidenti i Emirateve të Bashkueme Arabe. Pasunia e këtij të fundit vlerësohet 30 miliardë Paund, shifër, kjo shumë ma e e naltë se pasunia që zotnon pikërisht vëllai i tij, Sheiku Mansur që në vitin 2008 bleu klubin e Manchester Cityt tue ba investime marramendëse në të.

Klubi i Liverpool vlerësohet me 650 milionë Paund dhe në këtë moment pronar i tij asht kompania amerikane e investimeve, Fenway Sports Group. Kjo e fundit e bleu “The Reds” në tetor të vitit 2010 për 300 milionë Paundë dhe që nga ai moment vlera e Liverpoolit asht rrit vazhdimisht.