Llogaritë, De Biasi: Qe cila Kombëtare duhet me na ndihmue!

Gjatë nji interviste nga Lyon, strategu italian De Biasi ndihet i lumtun me këtë përfaqësim mbasi i ka dhanë nji gëzim të jashtëzakonshëm te shqiptarët.

De Biasi theksoi se Shqipnia ka me pasë nji mundësi të madhe nëse Italia ka me i ndihmue tue fitue ndeshjen kundër Irlandës.

“Tash jam tue shpresue që në Grupin ku ndodhet Italia, kombëtarja shqiptare me marrë nji ndihmë mbasi nëse ‘axurrët’ kanë me fitue ndaj Irlandës, atëherë kemi shumë shpresa me dalë në mesin e 4 ekipeve ma të mira të vendeve të treta. Djemtë ma kanë ba dhuratën ma të bukur për ditëlindje mbasi kemi luejtë nji ndeshje të madhe me Francën, ndërsa tashma me Rumaninë zhvilluem nji lojë perfekte”, përfundoi De Biasi