Lloris: Shqipnia? E njohim mbasi na ka mujt

Rivalët e Shqipnisë në Grupin A të eliminatoreve në Francë 2016 e dinë se duhet me ju ruejt kuqezinjve që ishin edhe befasia e madhe e eliminatoreve, ku arritën kualifikimin historik në kampionatin Europian.

Gjithsesi në kampin e Gjelave, kanë besim te fakti që e njohin tashma Shqipninë që u mundun 1-0 në “Elbasan Arena” dhe barazimin 1-1 në vendin e tyne.

E pranon këtë dhe portieri dhe nji ndër lojtarët ma të randësishëm të ekipit të Deschams, Hugo Lloris.

“Nëse e kqyrim shortin e grupeve të tjera, e kupton se për neve ka mundun me qenë edhe ma e komplikueme. Tash kjo asht nji garë e nivelit ma t’naltë dhe të gjitha ekipet e kanë meritue me qenë këtu dhe kanë diçka për me tregue.
Na i njohim mirë. Na kemi luejt me Shqipninë dhe ata na mundën, kështu që kjo na jep neve nji pikë referimi. E dimë se çfarë duhet me pritë prej tyne.”