Loja Ukrainë- Kosovë zhvillohet në terren neutral

Loja mes Ukrainës dhe Kosovës ka me u zhvillue nëKraków të Polonisë.
“Federata e Futbollit e Ukrainës ka marrë lejen nga FIFA për me zhvillue ndeshjen me Kosovën në vend neutral. Bazue në vendimin e Federatës tonë, Ukraina ka me pritë Kosovën në Kraków e Polonisë”, shkruen në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, raporton GazetaOlle.com.

Ky vendim nuk asht aspak i mirë për Përfaqësuesen tonë, kur dihet se në Poloni ka shumë grupe tifozësh, që shumë herë kanë dalë kundër Kosovës dhe pro tifozëve serbë.