Lojnat Olimpike: Qe kur ka me garue Majlinda Kelmendi

Garat e xhudos, janë parapa me nisë sot nga ora 15:00 simbas kohës tonë lokale.

Majlinda Kemendi, luftën e parë pritet me pasë rreth orës 16:30, ku ka me u takue me fituesen e sfidës mes Gneto dhe Tschopp.

Majlinda Kelmendi, asht shpresa ma e madhe e Kosovës për me shkrue historinë, tue fitue medalje në debutimin e parë në Lojnat Olimpike, mbas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluem.