Lojnat Olimpike…simbas ISIS!

Edhe pse i ashtuquejtuni Shtet Islamik (ISIS) ka egzektue kohët e fundit lojtarët e futbollit në Siri, anëtarët e grupit terrorist kanë organizue lojnat olimpike xhihadiste në Irak, të tilla siç edhe mundeni me i pa ma poshtë në fotografi.

Russia Today shkruen se kjo garë duket ma shumë e ngjashme ku luejnë fëmitë në nji festë ditëlindje se sa që ju keni mujt me pritë, që në të tilla raste kishin me luejtë ekstremistët.

Kjo lojë mendohet se ka ndodhë herët gjatë këtij mueji në Tal Afar në Irak, i cili kontrollohet nga ISIS.

Pamjet janë publikue nga mbikëqyrësit kundër terrorizmit.

xhihad olympics