Lojtarët e Kosovës bajnë nji gjest të madh

Lojtarët e Kosovës kanë vendosë bashknisht se kur të marrin premitë të ndajnë nji pjesë të pareve për t’i ndihmue familjet në nevojë

Përfaqësuesja e Kosovës e nxjerri nji barazim shumë të randësishëm si mysafire e Finlandës, në ndeshjen e parë eliminatore të Kampionatit Botnor “Rusia 2018”.

Mirëpo, deri tash reprezentuesit kosovarë që luejtën me zemër në Turku të Finlandës ende nuk janë shpërblye me ndonji premi, ndonëse e kënaqën me lojë dhe me rezultat shtetin e tyne.

Mirëpo, kjo nuk don me thanë se shpërblimet për ta kanë me mungue në vazhdim të eliminatoreve.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka thanë se Komiteti Egzekutiv i saj shumë shpejt ka me gjetë forma të dhanies së premive për rezultatet pozitive që kanë me i arritë reprezentuesit tanë.

“Sigurisht se Komiteti Egzekutiv i FFK’s ka me gjetë forma për daënie të premive, mvarësisht nga mundësitë buxhetore të FFK’s, randësisë së ndeshjeve dhe pikëve etj. Por, kjo ka me u rregullue në mënyrën ma të mirë që asht e mundshme në kushtet dhe kapacitetet tona si federatë”, thotë FFK’ja për “Zërin”.