Lojtarët e Uellsit ju g’zohen humbjes së Anglisë si me pas fitue Europianin

Përfaqësuesja e Anglisë asht turpnue mbramë nga Islanda, tue u eliminue nga Kampionati Europian.

Islanda që po ban befasi në këtë Europian, ja doli që me kthye rezultatin nga 0:1 në 2:1, dhe atë mbrenda 15 minutave të pjesës së parë.
Eliminimit të Anglisë i janë g’zue tejmase edhe lojtarët e Kombëtares së Uellsit.
Këta lojtarë në fishkëllimën e fundit të ndeshjes Angli 1:2 Islandë, kanë festue sikur me pas fitue ata.