Lojtarët pa kontratë, që çdo ekip kishte me i transferue

Me 30 Qershor përfundojnë kontratat e shumë lojtarëve napër ekipe të ndryshme europiane.

Redaksia e Rrokum.TV ka zgjedh disa prej tyne që konsiderohen “top” lojtarë, e që kishte me i transferue çdo ekip.

1. Zlatan Ibrahimovic
Suedezi ka ba publike largimin nga PSG, por jo edhe ekipin e ardhshëm. Ekipet ma t’favorizueme për me transferue Ibra’n janë Milan dhe Manchester United, ani pse ka oferta nga tana anët e botës.

2. Nicolas N’kolou
Qendërmbrojtësi i Marseille asht nji prej mbrojtsave ma t’mirë në Europë. Asht koha që ai me u transferue në nji ekip ma të madh. Interesim konkret për te ka shpreh ekipi italian Milan.

3. Tonny Vilhena
Talenti holandez që asht i lirë mbas 30 Qershorit, për arsye se i skadon kontrata me ekipin e Feyenoord. Ofertë zyrtare në drejtim të tij ka ba ekipi italian Inter, por në bisedime asht edhe kampioni i Anglisë, Leicester City.

4. Steve Mandanda
Inter asht në bisedime me portierin e talentuem Mandanda që e ka përcaktue si mbasardhës të portierit Samir Handanovic, i cili ka me u largue nga Interi në drejtim të Chelsea.

5. Gregory van der Wiel
Mbrojtësi i djathtë holandez ka me u largue nga ekipi i PSG. Ofertat për te priten me qenë të shumta. Juventusi dhe Roma kanë shpreh interesim për te. /Rrokum.TV