Lojtarët që konfirmuen se kanë me luejtë për Kosovën tue u largue nga Shqipnia

Pak orë mbas publikimit të lajmit se Milot Rashica ka me luejtë për Kosovën edhe Alban Meha ka ba të ditun zgjedhjen e tij për me luejt për përfaqësuesen e shtetit ma të ri të Europës.

30 vjecari nga Mitrovica ka dhanë nji mesazh që vështirë se mund të ngatërrohet apo keqkuptohet në profilin e tij në Facebook, ku ka postue nji pikturë të tij, ndërsa mban veshun fanellën e kaltër të Kosovës me numrin 17, imazhe këto që ma shumë se fjalë, për ma tepër me mbishkrimin Kosova dhe shejën e zemrës.

Nuk ka vend për interpretimete tjera , mbasi mesazhi asht i qartë, Alban Meha ka me luejtë për Kosovën tue nisë nga eleminatoret e Botnorit Rusi, tue konfirmue në këtë mënyrë zanat që qarkullonin prej disa muejsh.

Trajneri i Shqipnisë Gianni de Biasi ka thanë se nga Shqipnia ka me u largue edhe Herolind Shala.

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka njoftue se edhe mesfushori i Sparta Pragues, Herolind Shala ka me ju bashkue Kombëtares së Kosovës.