Lojtari e len Shqipninë për Greqinë

shqipnia

Egsodi i lojtarëve shqiptarë të ekipeve përfaqësuese të moshave vazhdon, e këtë herë nuk asht ma Kosova, por Greqia ajo që rrëmben nji tjetër kuqezi.

Mario Vrusaj asht emni i ri i kërkuem së fundi nga ekipi U21, por 18-vjeçari i të rijve të Olympiacosit ka vendosë me luejt me përfaqësuesen greke, shkruen Top Channel.

Në këtë mënyrë, Vrusaj me orgjinë nga Berati vendosi të refuzojë ofertën e përfaqësueses së Shqipnisë U21, që ishte ba së fundi, edhe pse nuk kishte ende moshën për këtë ekip.