Lojtari i Bayern Munchen i thotë ‘PO’ Kosovës

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munchen, i huazuem te Kalrsruher, Ylli Sallahi ka me qenë ardhja ma e re te Përfaqësuesja e Kosovës.

Në këtë mënyrë, Sallahi alarmon kampin austriak mbasi ma parë ai asht aktivizue me grupmoshat U-21 të Austrisë.

“Kishte me qenë nderë i madh me luejt për Kosovën. Unë kam bisedue me ta. Ky asht vendi i prejardhjes time, dhe mendoj se nuk ka gja ma të mirë se sa me luejt për vendin tand”, u shpreh Sallahi për mediat gjermane.

“Kam bisedue me përfaqësues të Yllit dhe ai ka mbetë t’i luej edhe dy ndeshje me U-21 të Austrisë dhe mandej të vendos. Asht lojtar që na forcon në repartin e mbrojtjes”, ka thanë Bunjaki për Gazeta Olle.