Lojtari i Dinamos së Bukureshtit, pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes dhe vdiq

Nji ngjarje tragjike ka ndodhun në ndeshjen e futbollit mes Dinamos së Bukureshtit dhe Vitorul në Rumani të zhvillueme mbramjen e së Premtes. Lojtari i Dinamos Patrick Ekeng pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes dhe ndërroi jetë në spital.

Ishte minuta e 70 e takimit, kur lojtari 26-vjeçar nga Kameruni ra në tokë pa pasun asnji kontakt me ndonji lojtar tjetër. Menjëherë gjyqtari kryesor i takimit e ndali ndeshjen dhe mjekët e ekipit u munduen me ja dhanë ndihmën e parë lojtarit.

Patrick Ekeng u dërgue ma mbas me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht kishte ndërrue jetë. Lajmi i hidhun asht dhanë nga mediat rumune, simbas të cilave, futbollisti 26-vjeçar pësoi sulm kardiak.

Cristian Pandrea, nji zadhënës i spitalit, tha se mjekët u përpoqën për rreth 1 orë me mbajtë në jetë mesfushorin nga Kameruni, por nuk ja arritën.

Ekeng ishte aktivizue në këtë ndeshje vetëm 7 minuta para se të binte në tokë. Ai ma parë ka luejt edhe në kampionatin spanjoll me Cordoba, klubin zviceran Lausanne dhe me Le Mans në Francë. Në vitin 2015 ishte transferue në Rumani te Dinamo e Bukureshtit.