Lojtari i madh italian e len futbollin

Luca Toni ka me i thanë lamtumirë futbollit në fund të këtij sezoni. Sulmuesi italian i Veronës, në nji konferencë për shtyp deklaroi se, sfida me Juventusin në “Bentegodi” ka me qenë e fundit për te si futbollist profesionist.

“Mbasi reflektova dhe mbas nji karriere të gjatë në fushat e lojës, mendova se ka ardhun koha që me lanë këtë sport. Kanë qenë javë jo të lehta dhe ishte nji vendim i vështirë për t’u marrë. Ndeshja e së Dielles ka me qene nji ndërthurrje e gëzimit me trishtimin”, tha Luca Toni.

Luca Toni, tashma 38 vjeç, ka luejt 343 ndeshje tue shënue 156 gola në Serinë A, ndërkohë që ai ka përjetue nji avanturë edhe në Gjermani, te Bayern Munchen. Tashma, e ardhmja doket se i rezervon rolin e drejtuesit, edhe pse futbollisti italian nuk dëshiron me fole shumë për këtë.