Lojtari i madh kroat mungon kundër Kosovës

Kapiteni i përfaqësueses së Kroacisë, Luka Modric, ka me mungue në ndeshjet kundër Kosovës dhe Finlandës – kanë ba të ditun nga Federata kroate e futbollit.

Mungesa e mesfushorit në ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij për ‘Rusia 2018’ asht si pasojë e lëndimit të gjunit.

“Mesfushori i Realit dhe kapiteni i përfaqësueses kroate, Luka Modric, nuk ka me qenë në dispozicion të përzgjedhësit Ante Cacic për ndeshjet ndaj Kosovës (6 Tetor) dhe ndaj Finlandës (9 Tetor), në kuadër të kualifikimeve europiane për Kampionatin Botnor 2018 të FIFA’s, për shkak të lëndimit të gjunit”.

“Ekipi mjekësor i përfaqësueses së Kroacisë asht në kontakt me mjekët e Realit rreth marrëveshjes për trajtimin e lojtarit kyç të Kroacisë dhe ekipit të Madridit”, thuhet në njoftim