Lojtari i njohun then heshtjen, kallxon për t’ardhmen e tij te Kosova

Mbrojtësi i talentuem, Florent Hadërgjonaj ma në fund ka folë për t’ardhmen e tij mbasi prej disa ditësh në media asht publikue lajmi që ai ka me ju bashkue me përfaqësuesen e Kosovës.

Në nji intervistë për gazetën zvicrane “Blick”, Hadërgjonaj konfirmoi kontaktin me përfaqësues të federatës së Kosovës, por theksoi se ende nuk ka marrë nji vendim zyrtar për këtë çashtje.

“Po, asht e vërtetë që unë kam folë me Kosovën dhe jam i nderuem për këtë. Por, unë iu kam b! me dije edhe atje se aktualisht jam i përqëndruem vetëm te ekipi im, Ingolstadt. Në të ardhmen unë kam me ju kallxue se për kend kam vendosë. Gjithçka tjetër çka folet për mue, asht e trillueme“, u shpreh Hadërgjonaj.