Lojtari i vetëm i “FIFA 2017” që ishte i pranishëm edhe në “FIFA 1996”

E besoni ose jo, në “FIFA 96” ka qenë nji lojtar, i cili ka me qenë i pranishëm edhe në “FIFA 2017”.

Bahet fjalë për italianin Francesco Totti, i cili, mbas tërheqjes së portierit brazilian Rogerio Ceni, asht ba i vetmi që vazhdon me qenë i pranishëm nga viti 1996.

“Il Capitano” e ka nisë karrierën e tij profesioniste te Roma në vitin 1992, vit kur luejti ndeshjen e tij të parë në Serinë A, kur ishte vetëm 16 vjeç.