Lojtari i Watford ka disa kërkesa të çuditshme

Kapiteni i ekipit të Watfordit, Troy Deeney, ka me qenë pjesë e klubit edhe për edicionin e ardhshëm, nëse i plotësohen disa kërkesa të çuditshme. Kështu ka shkrue të Marten tabloidi anglez “The Sun”.

Deeney 27-vjeçar asht ndër ma të merituemit që Watfordi ka me qenë pjesë e Premier Leagues edhe për edicionin 2016-17. Deeney asht golla-shënuesi ma i mirë i ekipit me 13 golla të realizuem deri tash. Mbas formës së mirë që ka tregue, Deeney tashma ka tërhekë vëmendjen e ekipeve të ndryshme. Por, Deeney asht i gatshëm me mbet te Watfordi, nëse i plotësohen kërkesat.

Për me qëndrue te Watfordi, Deeney krahas kontratës së re dhe me pagë ma të madhe, ka kërkue nga klubi që me ja lirue parkingun numër 9 para stadiumit si dhe me i pague nji udhëtim në “Disneyland” për me shkue më fëmitë e tij.

Njiashtu, Deeney dëshiron që me pas edhe hapësirë në revistën e klubit, për shkak se konsiderohet si yll te Watfordi.