Lojtari kallxon sekretin e madh: Ronaldo i ftonte shokët në dush për….

Një lojtar portugez i ka kallxue mediave nji sekret të Cristiano Ronaldos kur luente te Sportigu i Lisbonës.

Lojtari i tha gazetarëve se Ronaldo i ftonte shokët e tij që me shkue bashkë me të në banjo dhe me garue se kush ban ma shumë pompa.

Këtë detaj e ka zbulue qendërmbrojtësi i Portugalisë, Jose Fonte.

“Ronaldo vinte në dhomot e zhveshjeve dhe thoshte: ‘Unë baj ma shumë pompa nën dush se ti’. Dhe po, atë e bënte”.

“Ai bante ma shumë pompa se kushdo tjetër. Në këtë mënyrë kallxonte se sa i pëlqen konkurrimi. Me këtë gja asht shumë përpara të tjerëve”.

“Më pëlqen Messi, por Ronaldo asht Ronaldo. E njoh qysh të vogël, ndërsa e kam pa miliona herë në stërvitje”.

“Kur tanë të tjerët shkojnë në shpi, ai vazhdon me u trajnue”, ka thanë ma tej Fonte.