Lojtari ma i mirë i UEFA’s, qe 10 kandidatët

UEFA zbulon listën e 10 futbollistëve, nga të cilët kanë me dalë 3 pretendentët përfundimtarë që kanë me garue për trofeun e futbollistit ma të mirë në Europë.

Gazetarët nga të 55 vendet anëtare të UEFA’s dhanë verdiktin e tyne për këtë listë, tue dhanë pikë për 5 lojtarët që ata mendojnë se kanë shkëlqye ma shumë këtë vit.

Procesi i votimit ishte i tillë: 5 pikë për vendin e parë, 4 për të dytin e kështu me radhë deri në 1 pikë për të pestin. Nga ky votim dolën 10 lojtarët ma të mirë, të cilët kanë me ju nënshtrue nji tjetër votimi për me i përcaktue 3 pretendentët përfundimtarë, emnat e të cilëve kanë me u ditë më 5 Gusht.

Ma poshtë lista:

Gareth Bale (Real Madrid & UELLS)
Gianluigi Buffon (Juventus & ITALI)
Antoine Griezmann (Atlético Madrid & FRANCE)
Toni Kroos (Real Madrid & GJERMANI)
Lionel Messi (Barcelona & ARGJENTINE)
Thomas Müller (Bayern München & GJERMANI)
Manuel Neuer (Bayern München & GJERMANI)
Pepe (Real Madrid & PORTUGALI)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid & PORTUGALI)
Luis Suárez (Barcelona & URUGUAJ)