Lojtari nuk jep goll në portën e zbrazët, tifozi e ban copë-copë televizorin (video)

Fenerbahçe ka shenue fitore në derbin e kampionatit turk.

Feneri triumfoi para shikuesve të vetë kundër Besiktas’it me rezultat 2-1.

Por, në shtetin turk asht ba hit nji video derisa shfaqet nji tifoz i Fenerbahçes tue thye televizorin.

Krejt kjo, mbasi që në pjesën e dytë, Ozan Tufan, nga nji distancë prej dy metrave dhe i vetëm para gollit, nuk arrin me shenue tue goditë shtyllën.

Shperndaje në: