Lojtari serb i Ajax’it përjashtohet nga ekipi, mbasi bani këtë veprim

Nemanja Gudelj asht përjashtue nga ekipi i parë i Ajaxit për shkak se ai nuk donte me luejt si zavendësues kundër Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Ai nuk asht përfshi në listën e ekipit për ndeshjën kundër AZ Alkmaar që zhvillohet sot.

Marc Overmas, drejtori sportiv i ekipt, foli për situatën tue thanë:

“Na u detyruem me marrë këtë vendim. Askush nuk asht mbi ekipin. Ai pati nji fjalosje me trajneri Bosz. Unë kam folë edhe me lojtarin. Nji profesionist nuk e ban këtë gjest. Ai ka me udhëtue të Hanën për në Serbi dhe mbasi të kthehet kemi me u ulë në tavolinë dhe me bisedue për këtë situatë.”