Lorik Cana vjen me nji lajm të keq!

lorikuu

Lorik Cana ka paralajmëru se mbas Euro 2016 do të pensionohet nga Kombëtarja shqiptare

Cana pritet me i thanë lamtumirë Kombëtares shqiptare mbas Euro 2016.

Kapiteni i ekipit kuqezi këtë e ka konfirmu në nji intervistë për “Panorama Sport”.

“Unë kam pasë nderin që të jem kapiten i këtij brezi dhe të jap sa ma shumë nga përvoja ime për lojtarë si Ajeti apo Gjimshiti që do të jenë e ardhmja e Kombëtares”, ka deklarue ai.

“Mbas Europianit do të marr disa ditë pushime përpara se të ndërmarrë nji vendim të konsultuem edhe me familjen time se çfarë do të bajë”, ka theksu ai.