Low: Ishte ndeshje mes dy ekipeve ma të mira në botë

Kualifikimi i Gjermanisë në gjysëfinalet e Euro 2016 asht pritë me shumë entuziazëm në ekip, derisa lojtarë dhe stafi drejtues kanë festue këtë triumf ndaj Italisë në çerekfinale.

Edhe pse gjithçka u vendos nga 11-metërshat, ku lotaria i dha fitoren ekipit gjerman, trajneri Joachim Low shprehet se fitoi ekipi ma i mirë.

“Ishte nji ndeshje dramatike, mes dy ekipesh pretendente, ndër ma të mirat në botë”, tha ai.

“Penalltitë e humbuna e rritën edhe ma shumë ankthin. Por, jam i kënaqun me ekipin, mbasi në fund fitoi ma i miri, sepse e dominuem takimin për 120 minuta”, tha Low.