Luciano Moggi po don me e ble nji klub shqiptar

Qe 24 orë Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, nji nga personazhet ma të diskutueme të futbollit europian në vitet e fundit, ndodhet në Shqipni, ku shoqnohet nga ish-presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj.

Edhe pse, Dinamo prej disa sezonesh dergjet në Kategorinë e Parë, vazhdon të jetë “pronë” e familjes Sulaj.

Por, zanat e fundit thonë që, Moggi ka shprehu interes qe ta menaxhojë ekipin e Dinamos dhe ta bajë nji skuadër fituese edhe në Europë.