Luftë në derbin e Beogradit, dheta të plagosun e të arrestuem

Derbi i Beogradit, ai midis Partizanit dhe Crvena Zvezda, i zhvilluem dje në mbramje, ka sjellë sërish rrëmujë e kaos në stadium.

Dhunë, kaos, të plagosun e arrestime, që e kanë ba ndeshjen e futbollit të kthehet në nji arenë lufte mes tifozerive. Në fund, Partizani fitoi 1-0, por ajo që ndodhi në shkallët e stadiumit e jashtë tij, por dhe përplasjet me policinë, kanë qenë lajmi kryesor i këtij derbi, më famëkeqi në Europë e ndoshta në tanë botën e futbollit.

Edhe mbramjen e djeshme, aktet e dhunës kanë qenë të shumta, aq sa kanë detyrue policinë të përdorë masa të rrepta, tue shoqnue për në polici 44 persona.

“Grobari” ultrasit e Partizanit dhe “Delije”, ultrasit e Crvena Zvezda, edhe mbramë janë përplasë disa herë para, gjatë dhe mbas ndeshjes, tue sjellë edhe dheta të plagosun (përflitet 40 vetë), që kanë përfundue në spital.

38804ed000000578-0-image-a-68_1474156790327