“Ma jep veç nji minutë Europian”

Sulmuesi Mario Gomez i ka ba thirrje trajnerit të Gjermanisë, Low, për nji vend në listën përfundimtare në Kampionatin Europian. Në nji intervistë për “Bild”, sulmuesi shtatnaltë kërkon me bindë trajnerin e përfaqësueses gjermane, që mos me largue nga lista përfundimtare për në Euro 2016.

“Ma jep vetëm nji minutë” këndonte grupi “Pooh” në vitin 1977. Por, ma të rijtë e apasionuem mbas muzikës, ndoshta kujtojnë versionin e “Gemelli Diversi”, 20 vite ma vonë.

Ndërkohë, për futbolldashësit, kjo asht fraza e bujshme që buron nga intervista ma e fundit, që sulmuesi gjerman Mario Gomez ka dhanë për “Bild”, tue kërkue nji vend në listën përfundimtare të përfaqësueses së Gjermanisë për në Kampionatin Europian “France 2016”.

Trajneri Joachim Löw e ka përfshi futbollistin shtatnaltë në listën e përkohshme të përbame nga 27 lojtarë, por udhëtimi i tij drejt Francës asht i varun në nji fije peni, mbasi lista ka me u reduktue në vetëm 23 futbollistë.