Ma të rejat nga transferimet e lojtarëve

BBC ka publikue të rejat ma të fundit të medieve ndërkombëtare, të cilat përflasin transferimet e mundshme.

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka konfirmue interesimin përme ju bashkue Manchester United, tue i quejtë ato si ‘familja e parë’, shkruen ESPN.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli mundet me u transferoue në Superligën kineze, por gjithçka pritet me u vendosë ditën e sotme, raporton ‘Corriere della Sera, nëpërmjet Daily Expres’.

Jurgen Klinsmann po përflitet për me marrë postin e trajnerit të Anglisë, por ma i favorizuem asht menaxheri i Sunderland Sam Allardyce, shkruen ‘Independent’.

Claudio Ranieri asht i vendosun për me nënshkrue nji kontratë 4-vjeçare me Leicester City, shkruen ‘Leicester Mercury’.

Manchester City kërkon lojtarin gjerman Leroy Sane tue ofruae 35 milionë sterlina, ndërsa gjermanët kërkojnë të paktën 42 milionë sterlina, shkruen ‘Daily Telegraph’.

Dimitri Payet rinovon me ekipin e West Ham, shkruen ‘The Sun’.