Majlinda flet mbas fitores: Kjo medalje e vërteton se tash me të vërtet jam rikthye

Majlinda Kelmendi ka fole mbas triumfit në Kampionatin Europian të xhudos në Rusi.

Kosovarja ka thënë se ndjehet shumë e lumtuj për rikthimin e saj te medaljet, mba problemeve që i shkaktuen lëndimet vitin e kaluem.

“Jam shumë e lumtun, ndihem për mrekulli. Sot jam ndi shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluem pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mue jo veç fizikisht por e dhe psiqikisht, sepse duhet të kthehesh qysh ishe dhe kjo medalje tregon se tani jam rikthye”, tha ndër tjera kampionia europiane.